Coronavirusi, Ambasada e ShBA-së thirrje qeverisë: Largojeni taksën ndaj Serbisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë edhe njëherë i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta largojë tarifën 100 për qind ndaj Serbisë.

Ambasda ka thënë se në kohën e përhapjes së coronavirusit bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar është kyç.

“Është koha për Kosovën dhe fqinjët të mënjanojnë pengesat për qarkullimin e lirë të mallrave. Sërish ftojmë Qeverinë e Kosovës të ndërmarrë hapin e parë të guximshëm dhe ti heqë tarifat që tani”, thuhet në thirrjn e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte prezantuar heqjen graduale të tarifës 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nga 15 marsi, por Kurti nuk pati mbështetjen e partnerit qeverisës, LDK-së. Kjo e fundit është që të largohet në tërësi tarifa ndaj Serbisë.

Ndërsa, deri më tani në Kosovë janë 19 të prekur me coronavirus dhe asnjë të vdekur.