Ilustrim

Coronavirusi, 42 rastet e dyshuara në Kosovë rezultuan negative

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se në Kosovë nuk ka asnjë të prekur me Coronavirus.

Përmes një komunikate Instituti ka njoftuar se nga data 08.02 deri me 03.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 42 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Ndërsa, vetëm gjatë ditës së sotme në Klinikën Infektive janë pranuar gjashtë raste të dyshimtë, por që rezultuan negativ.

Nga këta gjashtë të dyshuar, njëri ndër ta rezultoi pozitiv me Influencë A.

Instituti ka njoftuar se nga data 01.02.2020 deri me 03.03.2020 nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 1.879 udhëtarë. Nga Aeroporti “Adem Jashari” 327 udhëtarë, Merdare 779, Vërmicë 599, Jarinje 85, Dheu i Bardhë 40, Hani i Elezit 29, Kullë 7, Qafë Morinë 7 dhe Bërnjak 6, udhëtarë.