Ilustrim

Coronavirus shpallet urgjencë globale shëndetësore nga OBSH

Coronavirusi është shpallur një emergjencë globale nga Organizata Botërore e Shëndetit, pasi virusi vazhdon të përhapet jashtë Kinës, shkruan BBC

“Arsyeja kryesore nuk është ajo që po ndodh në Kinë por ajo që po ndodh në vendet e tjera,” tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke bërë njoftimin në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

Shqetësimi është se mund të përhapet në vendet me sisteme të dobëta shëndetësore.