Coronavirus: Numri i të infekuarve në ShBA e kalon atë të Kinës

Numri i të prekurve me virusin COVID-19 tashmë ka kaluar gjysmë milioni njerëz të konfirmuar.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë 526 mijë 044 raste të konfirmuara me virusin COVID-19.

Vendi me më së shumti të prekur, tani, për herë të parë prej kur është zbuluar ky virus, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 82 mijë 404 raste e pasur nga Kina me 81 mijë 782 raste.

Vendi i tretë në botë më i prekur nga virusi është Italia, me 80 mijë 589 raste.

Këto janë shifrat aktuale, ndërkohë që ato ndryshojnë nga ora në orë nëpër gjithë botën.

Italia është vendi me më së shumti vdekje në botë nga COVID-19. Deri më tani, në Itali kanë vdekur 8 mijë e 215 persona. 4 mijë e 145 vdekje janë shënuar në shtetin tjetër evropian, Spanjë. Ndërsa, në Kinë, 3 mijë e 169 persona.

Numri i personave të vdekur në gjithë botën nga coronavirus deri më tani ka arritur në 23 mijë e 709 persona.

Shifrat flasin edhe për 112 mijë e 66 raste të shëruara.

COVID-19 deri më tani është raportuar në mbi 150 vende në tërë botën.

Coronavirus: 1,514 persona janë nën mbikëqyrje në Kosovë