Ilustrim

Coronavirus në Maqedoninë Veriore, infektohen 8 punonjës shëndetësor

Qeveria e Maqedonisë Veriore ka njoftuar se ka përfunduar testet e stafit në qendrën e rehabilitimit fizik në Kozle.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe 8 persona nga personeli mjekësor dhe dy pacientë në Institutin për mjekësi fizikale dhe rehabilitim kanë rezultuar pozitiv për COVID-19

“Atje janë testuar 46 të punësuar dhe 6 pacientë. Mostrat janë marrë më 26, 27 dhe 28 mars. Pozitiv janë 8 persona nga personeli mjekësor dhe dy pacientë”, ka thënë Filipçe.

Ai ka njoftuar se gjatë ditës së sotme u janë marrë mostrat edhe 16 pacientëve, të cilët kanë qenë duke u hospitalizuar në Kozle. Për këtë, ai ka njoftuar se deri në fund të javës nga Kozle do të largohet si pacientët, po ashtu edhe personeli mjekësor