Coronavirus: FSK nxjerr ushtarët në rrugët e Pejës

Trupa të Forcave të Sigurisë së Kosovë janë parë gjatë ditës në qytetin e Pejës.

Të armatosur dhe me automjete ata sipas disa fotografive që janë dërguar në KALLXO.com shihen deri sa po patrullojnë.

Në një përgjigje për KALLXO.com, zëdhënësi i FSK-së, Ibrahim Shala, tha se qarkullimi i trupave ka qenë rutinë, që e kanë pasur me komunën e Pejës.

“Kanë dalur kanë kryer detyrat e tyre, rutinë që i kanë pasur prej Komunës së Pejës. Unë po them se FSK ka dalë pas urdhrave që ka pasur me u duk rrugëve dhe me kry detyrat ku kanë pasur me qarkullu prej pikës në pikën tjetër që e kanë pasur si urdhër”, tha Shala.

Ai tha se lëvizje të trupave ka pasur edhe nëpër qytetet tjera.

“Nuk besoj që ka ndodh vetëm në Pejë sidomos ka pasur lëvizje të trupave të FSK – së edhe  nëpër qytete të ndryshme të Kosovës”, tha Shala, përmes telefonit.