Coronavirus: Arrestime masive në Prishtinë gjatë orës policore

Vetëm në 24 orët e fundit, policia ka njoftuar se janë arrestuar 18 persona vetëm në rajonin e Prishtinës pasi që të njëjtit nuk kanë zbatuar vendimin e Qeverisë së Kosovës në lidhje me oraret e qarkullimit.

Sipas policisë në Llapushnik më saktësisht në fshatin Gllogoc është ndaluar një person pasi që i njëjti pa ndonjë arsye kishte drejtuar veturën e tij me targa të huaja i shoqëruar me një pasagjer duke bërë kështu që mos të respektoj vendimin e qeverisë.

Të dy personat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt pa ndonjë arsye kishin lëvizur në intervalin kohor kur ndalohet lëvizja e qytetarëve. Edhe këta të arrestuar janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Obiliq të Vjetër policia ka shoqëruar në polici katër persona pasi që të njëjtit janë takuar duke luajtur, duke bërë kështu që të mos respektojnë vendimin e lëshuar nga qeveria.

Në rrugën 28 Nëntori, në Komunën e Podujevë janë arrestuar tre persona pasi që të njëjtit me automjet kishin shkelur vendimin e qeverisë për lëvizje të lirë apo qarkullim.

Në Gllogoc, Prishtinë policia ka shoqëruar në polici dy persona pasi që të njëjtit janë takuar duke u shëtitur me automjetin e tyre pa ndonjë arsye duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

Dy persona të tjerë të cilët janë takuar në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit kishin dalë në lëvizje me veturën e tyre pa ndonjë arsye.

Njëri nga personat më pas është arrestuar pasi që i njëjti i ka penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .

Një rast tjetër është shënuar në Podujevë ku dy persona deri sa ishin duke shëtitur në këmbë janë takuar nga policia dhe të njëjtit pa ndonjë arsye nuk kishin respektuar urdhrin e qeverisë për ndalim të qarkullimit apo lëvizjes pa ndonjë arsye për shkak të pandemisë.