Oxhak i një termocentrali me qymyr | Foto: Flickr

ContourGlobal ndalon planet për ndërtimin e termocentralit 'Kosova e Re'

ContourGlobal ka ndaluar planet për ndërtimin e një termocentrali me qymyr 500 megavat në Kosovë, dhe tha se nuk do të bëjë investime të tjera në termocentrale nga qymyri, shkruan Reuters.

Projekti do të siguronte rreth gjysmën e kërkesës për energji elektrike të vendit ballkanik i cili po përballet me mungesë të energjisë.

“Ne nuk do të zhvillojmë ose të sigurojmë termocentrale qymyri në të ardhmen”, tha kompania të martën në deklaratën e saj të plotë për vitin 2019.

Kosova muajin e kaluar miratoi koalicionin qeverisës gati katër muaj pas zgjedhjeve të parakohshme pas dorëheqjes së kryeministrit.

“Si rezultat i situatës politike në Kosovë … projekti ynë i zhvillimit e ka të pamundur të arrijë afatet para datës së kërkuar të përfundimit të projektit,” tha ContourGlobal.

ContourGlobal, e cila operon më shumë se 100 termocentrale në të gjithë Evropën, Amerikën Latine dhe Afrikën, raportoi një rritje prej 15.2% të fitimeve nga aktivitetet e rregulluara vjetore, pasi përfitoi nga shitja e 49% të aksioneve në një portofol asetet e energjisë diellore spanjolle.

Fitimet nga aktivitetet e rregulluara para interesit, taksave, zhvlerësimit dhe amortizimit (FPITZhA) u rritën në 703 milion dollarë, për vitin që përfundoi më 31 dhjetor, nga 610 milion dollarë që u raportua vitin e kaluar.

ContourGlobal në dhjetor kishte paralajmëruar se pret që FPITZhA e plotë e vitit të jetë nën pritshmërinë e saj paraprake midis 720-770 milion dollarë. (Raportimi nga Susanna Twidale në Londër, Samantha Machado dhe Shanima A në Bengaluru; redaktimi nga Patrick Graham dhe Jane Merriman).

Rruga e Errët e Termocentralit ‘Modern’

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.