ÇOHU publikon raportin “Degradimi i vazhdueshëm mjedisor”
Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Demokraci – ÇOHU, ka publikuar raporin “Degradimi i vazhdueshëm mjedisor”.
Autorja e këtij raporti, Rina Koliqi, ka bërë të ditur se publikimi është bërë në bazë të hulumtimeve, intervistave dhe shkrimeve që pasqyrojnë gjendjen e mjedisit në Kosovë.
“Disa nga burimet bazë ta cilat janë marrur gjatë këtij raporti është është hulumtimi “Llumi jonë”, shkrim i cili është publikuar më parë nga Preportr, i cili tregon gjendjen e deponive në Kosovë, hulumtimi tjetër është “Industra e Shkatërrimit”, i cili trajton degradimin e mjedisit nga gurthyesit, dhe hulumtimet “Fati i zi i Drinit të Bardhë” dhe “Amnistimi i degraduesve të mjedisit””.
Sipas raportit, deponitë regjionale të mbeturinave janë të ndërtuara pa studime dhe pa konsultime me Minitrinë e Mjedisit.
“Se këto nuk janë të pajisura me lëjë mjedisore dhe me licencë është konfirmuar edhe nga KMDK. Sipas kësaj kompanie , “kriteret të cilat kërkohen për t’u pajisur me licencë janë të gjëra dhe se kompania nuk mund të përballojë kostot e larta që kanë pajisjet me makineri të vecantë për secilën deponi”, thuhet në raport.
Në këtë promovim ka qenë i ftuar edhe Naim Sejdiu, zv.kryeinspektor i Minierave në Komisionin për Miniera dhe Minierale, i cili ka thënë se dëminet ndaj operatorëve për degradim të ambinetit janë të vogla dhe nuk kanë ndikim që të ndalin punën e tyre.
“Inspektoriati i Minierave ëshët cdo ditë në teren dhe në momentin kur hasim operator të jashtë ligshëm ne drejtohemi marrim masa, përpilojmë raportet bë aspektin legjislativ dhe drejtshkrimor çdo kund veprojmë, lëndët përgatiten dhe shkojnë në kallëzim penal në gjykatë”, ka thënë Sejdiu.
Ndërsa, Elbasan Shala nga Ministria e Mjedisit ka thënë se në vitin 2019 ka filluar një aksion për evdinetimin e të gjithë shfrytëzuesve të resurseve minerare, por që për shkak të pandemisë është ndërprerë ky aktivitet
“Vërtet mungon një zinxhir i institucioneve për realizimin e konfisikimeve”, ka thënë Shala.