CNN: Trump fiton shtetin e parë në Amerikë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka fituar në shtetin Indiana, sipas projeksionit të bërë nga CNN.

Kjo fitore i sjell Trumpit 11 vota elektorale nga 270 sa janë të nevojshme për ta fituar mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Trump kishte fituar në këtë shtet edhe në vitin 2016 kur e mundi kandidaten demokrate Hillary Clinton.