
Çmimi i tatimit në pronë, Hykmete Bajrami: Ministria e Financave ta procedoj sa me parë në Kuvend ligjin e ri për Tatim në Pronë
Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me ngritjen e çmimit të tatimit në prona në komunën e Prishtinës.
Bajrami ka deklaruar se komunat nuk e kanë bërë asnjë veprim për rritjen e tatimit në pronë, por se Ministria e Financave e ka për obligim që t’i bëj vlerësimet e pronave çdo 3 vjet.
Sipas deputetes së LDK-së, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve duhet me një vendim të pezulloj vlerësimin e fundit të patundshmërive në vend, sepse është bërë në kushte të një inflacioni enorm.
“Komunat i kanë normat e njëjta të tatimit sikurse edhe vitin e kaluar, të cilin e përcaktojnë në bazë të Ligjit Nr 06/L-005 për Tatimit në Pronë, Neni 9 i ketij ligji, ju jepë të drejtë komunave të caktojnë normat e tatimit në pronë mes minimumit dhe maksimumit që është 0,15% deri 1%. Çka d.m.th. kjo edhe nëse komuna e ka normën minimale që është 0.15% por Ministria e ka vlerësu dyfish vlerën e pronës suaj, prapë tatimi është dyfishu” – ka shkruar deputetja Bajrami.
Gjithashtu shton se duhet kjo Ministri ta procedoj sa me parë në Kuvend Ligjin e ri për Tatim në Pronë me të cilin, sipas tij, duhet të largohet pragu i poshtëm 0.15% dhe të mbetet vetëm pragu i lartë, në mënyrë që të ju lejohet komunave të bëjnë përshtatjen e normave të tatimit sipas rrethanave.
“Edhe një herë që dy vite qytetarët tanë të vetmën rritje që e kanë përjetuar është ajo e çmimeve, nuk mund të përballojnë tatime më të larta”- ka shtuar ajo.
Sot gjatë ditës ka reaguar edhe Komuna e Prishtinës duke cituar dispozitat e Ligjit në fuqi për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.
Krahas kësaj thuhet se autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së vlerësimit është Ministria e Financave, e cila përcakton zonat e vlerave, nivelet e vlerave dhe vlerën e vlerësuar të pronave të paluajtshme që janë brenda territorit të komunave.
Ngritja e çmimit të tatimit në pronë, reagon Komuna e Prishtinës