Çmimi i naftës sot, 4 centë më shtrenjtë se dje

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.76 euro për litër, i benzinës me 1.40 euro dhe i gazit me 0.75 euro.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së mërkurës deri në 24 orët e ardhshme.

Përderisa dje çmimi i naftës dje ka qenë 1.72 euro për litër, i benzinës 1.40 euro dhe i gazit 0.76 euro.