Çmimi i naftës rritet për 1 cent, benzina e gazi mbesin në çmime të njëjta

Sot çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës nga pompat e derivateve është 1 euro e 86 centë për litër, për benzinë është 1 euro e 74 centë dhe çmimi maksimal i lejuar për shitjen e gazit është 0.78 centë.

Kështu ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ku sot, çmimi i naftës është më i shtrenjtë për 1 centë krahasuar me një ditë më parë, ndërsa çmimi i benzinës dhe i naftës mbetet i njëjtë.

“Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 28/06/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit”, ka njoftuar ministria.

Ministria edhe gjatë ditës së djeshme ka publikuar çmimet e derivateve, në bazë të Udhëzimit Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Udhëzimi mbetet në fuqi për 30 ditë.

Sipas ekzekutivit, ky udhëzim, ka për qëllim të mbrojë për fitim për naftëtarët, konsumatorin, konkurrencën dhe të mënjanoj për fitim për naftëtarët, çrregullimin e çmimeve në treg.

Udhëzimi administrativ i qeverisë, naftëtarëve u lejohet fitimi deri në 12 centë për litër