Çmimi i derivateve sot në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.72 euro për litër, i benzinës me 1.43 euro dhe i gazit me 0.71 euro.

Çmimet vlejnë për datën 2 nëntor nga ora 10:00 dhe janë valide për 24 orë.