
Derivatet e naftës, Ilustrim: Pixabay
Çmimi i derivateve për sot në Kosovë
04.11.2022 - 09:54
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.71 euro për litër, i benzinës me 1.45 euro dhe i gazit me 0.71 euro.
Çmimet vlejnë për sot nga ora 10:00 dhe janë valide për 24 orë.