Çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve sot në Kosovë

Edhe sot, ashtu si dy ditët e kaluara çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës nga pompat e derivateve është 1 euro e 86 centë për litër, kurse për benzinë është 1 euro e 75 centë, apo 1 cent më shtrenjtë sesa dje dhe çmimi maksimal i lejuar për shitjen e gazit është 0.78 centë.

Kështu ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

“Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 30/06/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit”, ka njoftuar ministria.