Çmimet e konsumit pësojnë rënie të lehtë në muajin qershor

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) thotë së në muajin qershor kishte zbritje të çmimeve të konsumit për 0.4 përqind.

Çmimet e qumështit, djathit, vezët dhe perimeve pësuan uljen më të madhe.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (-2.8%); perimet (-9.3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.5 për qind) në IHÇK”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupi i COICOP-it: përdorim i pajisjeve për transportin personal 1.0 përqind – (ngritje e çmimeve të naftës dhe benzinës) me një ndikim të këtij nëngrupi prej 0.1 për qind në IHÇK.

Ndërkaq, norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin qershor 2020 me muajin qershor 2019 ishte 0.1 përqind.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra 2.2 përqind; mish 1.0 përqind; qumësht, djathë dhe vezë 2.6 përqind; vajra dhe yndyrëra 1.6 përqind; pemë 8.7 përqind.

Rënie të çmimeve pati më shumë në përdorimin e pajisjeve të transportit personal

“Në këtë periudhë, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupi i COICOP-it: përdorim i pajisjeve për transportin personal (-18.1%) – (rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës) me një ndikim të këtij nëngrupi prej (-1.4 për qind) në IHÇK.”, bën të ditur komunikata.

Këto të dhëna Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) me publikimin e  “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin qershor 2020.