Derivatet - Foto: Ilustrim/ Pixabay

Çmimet e derivateve të naftës për sot

Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës nga pompat e derivateve sot në Kosovë është 1.74 euro për litër, për benzinë është 1.67 euro dhe çmimi maksimal i lejuar për shitjen e gazit është 0.78 euro.

Ky është njoftimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për ditën e sotme.

Sipas njoftimit, çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 15 korrik 2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Nëpërmjet udhëzimit administrativ, Qeveria e Kosovës ka përcaktuar se marzha tregtare e lejuar (fitimi) për naftëtarët në Kosovë është 2 centë për litër për shitësit me shumicë dhe 12 centë për litër për ata me pakicë.

Udhëzimi i cili mbetet në fuqi për 30 ditë, rendit edhe masat tjera mbrojtëse si detyrimet për ministrinë  përgjegjëse që merret me tregun e naftës, subjektet, shitësit dhe institucionet tjera të cilat janë përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij vendimi.