Derivatet e naftës, Ilustrim: Pixabay

Çmimet e derivateve të naftës për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës nga pompat e derivateve sot në Kosovë është 1.73 euro për litër, për benzinë është 1.41 euro dhe çmimi maksimal i lejuar për shitjen e gazit është 0.72 euro.

Sipas njoftimit nga ministria, çmimet e lartëcekura vlejnë për datat 30 dhe 31 tetor 2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 48 orë nga data dhe ora e publikimit.