Çmimet e derivateve të naftës për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka njoftuar se çmimi maksimal i lejuar për shitjen e derivative të naftës sot në Kosovë është 1.61 euro për litër, për benzinë është 1.34 euro dhe çmimi maksimal i lejuar për shitjen e gazit është 0.76 euro.

Sipas njoftimit të ministrisë, çmimet e lartë cekura vlejnë për datën 30 shtator 2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Në fund të muajit gusht, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim për vendosjen e masave mbrojtëse për produktet e derivateve të naftës.

Sipas vendimit, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është 2 centë për litër kurse çmimi maksimal i lejuar i shitjes me pakicë është 12 centë për litër.