Ilustrim

Çmime të njëjta të derivateve edhe sot në Kosovë

Edhe sot, ashtu si të martën, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës nga pompat e derivateve është 1 euro e 86 centë për litër, për benzinë është 1 euro e 74 centë dhe çmimi maksimal i lejuar për shitjen e gazit është 0.78 centë.

Kështu ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ku sot, çmimi i naftës është më i shtrenjtë për 1 centë krahasuar me një ditë më parë, ndërsa çmimi i benzinës dhe i naftës mbetet i njëjtë.

“Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 29/06/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit”, ka njoftuar ministria.

 

=