Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Ç’kuptim ka për demokracinë amerikane kandidimi i Donald Trump për garën presidenciale 2024?

Në qershor të vitit 2015, Donald Trump zbriti në shkallët lëvizëse në Kullën Trump (Trump Tower) në New York City dhe njoftoi para një turme gazetarësh që po prisnin aty se ai po kandidonte për të qenë president i Shteteve të Bashkuara. Ajo fjalim – fjalimi i tij i parë zyrtar i fushatës – përfshinte thirrjen e emigrantëve meksikanë tek përdhunuesit dhe kriminelët amerikanë dhe prezantoi frazën e Trumpit: Ta bëjmë Amerikën të Madhe Përsëri.

Shtatë vjet, një mandat presidencial, dy aktakuza (impeachment) dhe një turmë përkrahësish republikanë Maga që sulmoi Kapitol Hillin, më vonë, Trump njoftoi të martën e 15 nëntorit, këtë herë në Palm Beach, Florida, në resortin e tij Mar-a-Lago, se ai do të jetë sërish kandidat për president.

“Shtetet e Bashkuara janë turpëruar, poshtëruar dhe dobësuar për të gjithë”, deklaroi Trump. “Dy vjet më parë, ne ishim një komb i madh dhe së shpejti do të jemi përsëri një komb i madh”.

Trump e provokoi përmes këtij njoftimi duke deklaruar më 7 nëntor se ai do ta bënte një njoftim të madh javën e ardhshme. Megjithatë, kjo ishte përpara performancës katastrofike të republikanëve në zgjedhjet afatmesme më 8 nëntor, për të cilën shumë e kanë fajësuar Trumpin, i cili vazhdon ta mohojë se i humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ndaj Joe Biden (presidentit aktual) dhe që mbështeti dhjetëra kandidatët ekstremistë që insistuan të njëjtën gjë.

Pas zgjedhjeve afatmesme, disa komentues nxituan të shpallin të ardhmen politike të Trump-it të vdekur dhe ta emërojnë guvernatorin e Floridës Ron DeSantis si të ardhmen e partisë. Në fund të fundit, kandidatët që e bën mohimin e zgjedhjeve një pjesë qendrore të fushatës së tyre, të tillë si kandidati për guvernator të Arizonës, Kari Lake, u mposhtën. Ky spekulim nxiti një deklaratë të furishme nga Trump, të postuar në mbrëmjen e 10 nëntorit, në të cilën ai e denoncoi DeSantis për mosshfaqjen e “besnikërisë dhe klasit”. Një sondazh i YouGov i kryer pas zgjedhjeve afatmesme tregoi se votuesit republikanë do ta preferonin DeSantis për dallim prej Trump si kandidat presidencial në vitin 2024 (rezultati ishte 41 deri në 39 përqind në favor të DeSantis), megjithëse i Trump ka mposhtur më parë sfiduesit në dukje më kompetentë (një prej tyre, Jeb Bush, i cili ishte njëherësh edhe guvernator i Floridës). Ndërkohë, e reja e Trump, Lara Trump, u shfaq në Fox News për të thënë se DeSantis nuk duhet të kandidojë në vitin 2024, por në vitin 2028, dhe disa politikanë republikanë kanë sugjeruar se do të qëndrojnë me ish-presidentin pavarësisht gjithçkaje. I pyetur nga gazetarët më 9 nëntor për mendimet e tij për garën, Biden tha se mendon se do të ishte zbavitëse t’i shihte të dy duke u konfrontuar mes vete.

Gjatë njoftimit të tij Trump e fajësoi performancën e dobët të republikanëve për faktin se votuesit nuk e vlerësojnë ende se sa shkatërruese janë politikat e Presidentit Joe Biden. “Përmasat totale të vuajtjeve sapo kanë filluar të mbulohen” – deklaroi ai. “Ata nuk po e ndiejnë ende këtë gjë, por do ta ndiejnë shumë shpejt”.

Njoftimi i Trump vjen gjithashtu në një kohë kur problemet e tij ligjore veçse po shtohen. Prokurorët që po i shqyrtojnë përpjekjet e Trump për t’i përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 në shtetin e Xhorxhias dhe, veçmas, në trajtimin e materialeve të klasifikuara nga ana e tij, ndërkohë që presidenti mund të ketë pritur deri pas përfundimit të mandatit për të ndërmarrë hapa të caktuar në hetimet e tyre në mënyrë që të mos shihen si duke ndikuar në politikë. Nuk është e qartë nëse njoftimi i Trump do t’i pengojë ata në mënyrë të ngjashme, mirëpo Komiteti i 6 janarit, i cili po e shqyrton rolin e Trump-it në ngjarjet rreth sulmit në Kapitol Hill për ta pamundësuar certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, pritet të zbulojë më shumë prova dhe nuk do të ndalet vetëm pse Trump tashmë e ka bërë publik njoftimin e tij për garën presidenciale.

Pavarësisht paraqitjes së papritur të mirë për demokratët në zgjedhjet afatmesme, demokracia amerikane mbetet në një humnerë. Është në një pozitë diç më të shëndetshme se sa ishte një javë më parë me kandidatët e mbështetur nga Trump, të tillë si Lake, i cili e mohoi legjitimitetin e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe premtoi t’i ndryshonte zgjedhjet në të ardhmen, duke dështuar të ndikojë tek votuesit. Nuk është e qartë nëse një kandidim i dytë i Trumpit do t’i inkurajojë amerikanët të tërhiqen, apo të vazhdojnë edhe më tej me teposhtëzën./Newstateman

Përgatiti: Nuhi Shala