Ilustrim

Çka u bastis gjatë aksionit të arrestimit të tetë zyrtarëve policor?

Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë është bërë bastisja në tre lokacione  në aksionin e Inspektoratit Policor të Kosovës për arrestimin e tetë zyrtarëve policor.

KALLXO.com mëson se janë bastisur sirtarët në Stacionin Policor Jugu të cilat janë në posedim dhe shfrytëzim nga zyrtarët policor të arrestuar.

Tutje siç mëson KALLXO.com janë bastisur edhe dy shtëpitë dhe objektet përcjellëse të dy nga tetë zyrtarëve policor V.SH., dhe B.J., ndërsa janë konfiskuar edhe automjetet e këtyre dy të fundit.

Tetë zyrtarët policor, V.SH., B.J., D. M., M.G., V.F., V.B., R.S., M.K., po dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim të ndikimit, keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare si dhe shitje, posedim, blerje të substancave narkotike.

Aksioni i Inspektoratit Policor të Kosovës ka filluar orët e hershme të mëngjesit të sotëm ndërsa ka përfunduar para disa minutave.

KALLXO.com mëson se zyrtarët policor janë duke u intervistuar për të vazhduar më pas me procedurat e tjera.