Çka thotë kryetari për vërshimet e vazhdueshme në qytetin e Pejës

Në emisionin “Jeta në Komunë” u shfaqen pamje të rrugëve të vërshuara të qytetit të Pejës.

Rrugët e qytetit të Pejës shndërrohen në mini-liqene kur bie ndonjë shi i rrëmbyeshëm.

I pari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se për të mos u vërshuar qendra e Pejës është investuar në kanalet e hapura në lagjet “2 Korriku” dhe “Asllanqeshme” e “Xhemajl Kada”, 6 kilometra kanale të ndërtuara të hapura, sipas tij.

 

“Dy defekte të vërshimeve të pompa Husaj, ndodh për shkak të ndërtimit të rrugës me katër korsi në të cilën është mbyllë kanali i hapur i cili e ka bërë largimin e ujërave atmosferike e tash zgjidhje nuk ka. Ish dashtë me investu me dëmtu rrugën, me çelë kanalin e hapur dhe pastaj me qenë subjekt i sulmeve të njerëzve” tha Muhaxheri.

Sipas kryetarit të Pejës, puna që është bërë nga qeverisja e AAK-së, duhet të prishet, e që kjo ka mundur të zgjidhet me një shumë prej 10 mijë euro, ndërsa tash sipas Muhaxherit duhen 200 mijë euro për të hapur kanalet nga fillimi.