Pamje nga një marsh protestues pas vdekjes së Astrit Deharit - Foto: Atdhe Mulla

Çka thotë ekspertiza e Institutit zviceran e çka ajo kosovare për vdekjen e Astrit Deharit?

Pasi ishte gjetur i vdekur në qelinë e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, më 7 nëntor të vitit 2016, dy ditë pas vdekjes i ishte bërë autopsia nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Kosovë.

Në raportin e IML-së i cili është përshkruar në ekspertizën e Institutit zviceran dhe është publikuar nga avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi thuhet se analizat për përdorim të substancave të ndryshme kishin dalë negative, ai nuk kishte përdorur ndonjë substancë narkotike apo të ndonjë lloji tjetër.

Tutje në raport të IML-së ishte thënë se “Vdekja e Astrit Deharit është rezultat i një asfiksie mekanike përmes obstruksionit të rrugëve respiratore të epërme me një objekt me përbërje të fortë. Mekanizmi i vdekjes mund të shpjegohet si një ndalesë refleksi të punës kardiak mundësisht i ndihmuar me stimulim të peksusit nervor të laringut ose të spazamave laringale”, thuhet në raportin e IML-së.

Ekspertiza e cila është bërë nga një Instituti zviceran në Lozanë nuk ka përjashtuar mundësinë e vrasjes së Astrit Deharit.

“Ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë El180001, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e z. DEHARI Astrit përmes mjete të caktuara nga mjekët ligjor duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh. Analizat e ADN-së të kryera në laboratorët tona kanë mundësuar të vëjnë në dritë një profil të ADN-së mbi mostrën e përshkruar nga ekspertët e Kosovës siç thuhet se përmban pak ose shumë pak ADN.Nga ajo çfarë u tha, ne vlerësojmë se një hetim i ri është i nevojshëm për t’i qartësuar rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit.  Ekipet tona dhe laboratorët tona janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me çështjen”, thuhet në ekspertizë.

Kush është prokurori të cilit iu besua hetimi i rastit Dehari!

Si u gjet Astrit Dehari në qeli në momentet e fundit të jetës?

Deklarata e Naser Makollit: Astrit Dehari asnjëherë s’e ka përmendur se mund t’i bëjë diçka vetes