
Çka thotë dosja e Prokurorisë ndaj dy të dyshuarve për trafikim të katër vajzave?
Prokuroria e Ferizajt ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj dy të dyshuarve E. S., dhe V. H., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz”.
KALLXO.com ka arritur të siguroj kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve. Sipas dosjes së prokurorisë ekziston dyshimi i bazuar se nga muaji gusht të vitit 2024 e deri me datën 15.03.2025 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë pn, Ferizaj, përkatësisht në villat “Berry” të pandehurit në bashkëkryerje me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, në vazhdimësi kishin marrë pjesë në trafikimin e njerëzve.
Sipas dosjes që ka siguruar KALLXO.com thuhet se e pandehura V. H. e kishte ftuar të dëmtuarën e parë në banesën e saj për të jetuar përkohësisht, ndërsa në koordinim edhe me të pandehurin E. S., përmes kanosjes apo përdorimit të forcës, kishin bashkëpunuar me pronarin faktik të villave, sipas kërkesave të klientëve të tyre duke iu ofruar femra për shërbime seksuale saktësisht të dëmtuarën e parë, duke ju siguruar të njëjtave klient të ndryshëm me të cilët bën marrëveshje që të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave, e të cilat para të pandehurit i kishin përvetësuar për vete.
Tutje sipas dosjes së prokurorisë gjatë kësaj periudhe gusht 2024 e deri me datën 15.03.2025 e pandehura V. H. kishte ftuar të dëmtuarën e dytë në banesën e saj për të jetuar përkohësisht, pastaj në koordinim me të pandehurin E. S., përmes kanosjes apo përdorimit të forcës, kishin bashkëpunuar me pronarin faktik të villave, sipas kërkesave të klientëve të tyre iu ofrojnë femra për shërbime seksuale, saktësisht të dëmtuarën e dytë duke u siguruar të njëjtave klient të ndryshëm me të cilët bën marrëveshje që të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave, e të cilat para të pandehurit i kishin përvetësuar për vete.
Gjithnjë sipas dosjes së prokurorisë ekziston dyshimi i bazuar se gjatë kësaj periudhe po ashtu e pandehura V. H. e kishte ftuar të dëmtuarën e tretë në banesën e saj për jetuar përkohësisht e pastaj në koordinim të plotë edhe me të pandehurin E. S., përmes kanosjes apo përdorimit të forcës, kishin bashkëpunuar me pronarin faktik të vilave sipas kërkesave të klientëve të tyre iu ofrojnë femra për shërbime seksuale, saktësisht të dëmtuarën e tretë, duke ju siguruar të njëjtave klientë të ndryshëm me të cilët bën marrëveshje që të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave, e të cilat para të pandehurit i kishin përvetësuar për vete.
Po ashtu në dosje thuhet se e pandehura V. H. e kishte ftuar edhe të dëmtuarën e katërt të mitur për të jetuar në banesën e saj përkohësisht pastaj në koordinim po ashtu me të pandehurin E.S , përmes kanosjes apo përdorimit të forcës, kishin bashkëpunuar me pronarin faktik të villave, sipas kërkesave të klientëve të tyre iu ofrojnë femra për shërbime seksuale, saktësisht të dëmtuarës së mitur, ku e njëjta ishte detyruar së bashku me të dëmtuarën e tretë të hyjnë brenda vilës të kryejnë shërbime seksuale duke u siguruar të njëjtave klientë të ndryshëm me të cilët bën marrëveshje që të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave, e të cilat para të pandehurit i kanë përvetësuar për vete.
“Posa dalin nga aty vazhdojnë për në drejtim të qytetit të Prishtinës ku te rrethi i QMI hyjnë përsëri në një hotel kinse për të pushuar deri sa e dëmtuara arrin ta dërgon në video një shoku të saj dhe fal intervenimit të policisë arrijnë që të pandehurit t`i arrestojnë ndërsa të dëmtuarën e dërgojnë për t`i dhënë ndihmë mjekësore për shkak gjendjes së saj tejet të rënduar e pastaj e vendosin në strehimore për shkak gjendjes së saj tejet e rënduar e pastaj e vendosin në strehimore për shkak gjendjes tejet të rënduar psikologjike të saj ku e dëmtuara posedon edhe raport mjekësor” – thuhet në dosjen e prokurorisë.
Të pandehurit që nga data 15 mars 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale “Trafikimi me njerëz”.