Çka po ndodh me tenderin për insulina? - LIVE

Në emisionin e “Kallxo Përnime” po transmetohet debati për tenderin  e Ministrisë së Shëndetësisë për insulina.

Pse tenderi është i bllokuar që nga viti 2020?

Çka thotë eksperti i Organit Shqyrtues të Prokurimit për procedurat e këtij tenderi?

Pse Ministria nuk po do ta nënshkruajë kontratën për këtë tender?

A kanë mbetur pacientët pa insulina si pasojë e bllokimit të tenderit?

Çka thonë avokatët e dy kompanive private që kanë marrë pjesë në tender?

Pse Ministria e Shëndetësisë po e drejton gishtin kah OSHP-ja?

Pjesëmarrës në këtë debat janë Agim Sheqiri, ekspert i OSHP që ka dhënë ekspertizën për këtë tender; Fisnik Salihu avokat i kompanisë ‘Meditech’; dhe Qendrim Arifaj, avokat i kompanisë ‘Pharma Leader’.