Çka po ndodh me RTK-në - LIVE

Në emisionin e KALLXO.com po diskutohet për situatën në të cilën gjendet transmetuesi publik, RTK.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha, flet për parregullsitë dhe problemet e këtij institucioni, duke filluar nga padia e bërë ndaj bordit për zgjedhjen e drejtorit e deri te selektimet e bëra ndaj punëtoreve.

Ndërsa hulumtuesi i mediave nga GAP, Jeton Mehmeti, flet për mundësitë e përmirësimit të gjendjes në këtë televizionin publik.

Ndërsa në pjesën e dytë të emisionit mund të ndiqni intervistën me koordinatoren e agjencive të OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson, rreth përpjekjeve për të siguruar doza të vaksinës anti-COVID-19 për qytetarët e Kosovës.

Richardson në emision tregon për buxhetin e ndarë nga institucionet e Kosovës rreth blerjes së vaksinave kundër COVID-19, e po ashtu për hapësirat e ruajtjes së vaksinave kundër COVID-19 në Kosovë.