Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, Foto: KALLXO.com

Çka pa kryeprokurori në vendin e ngjarjes menjëherë pas vrasjes së Gazmend Hysenit në Ferizaj?

Në një intervistë ekskluzive në “Kallxo Përnime”, kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, ka treguar detaje se si ndodhi vrasja e Gazmend Hysenit në Ferizaj.

Mesnatën e 28 majit, 30 vjeçari Gazmend Hyseni është vrarë ndërsa i dyshuari kryesor për ngjarjen është Qendrim Januzi, vëllai i këngëtarit Buta.

Jashari ka thanë se sipas edhe dëshmitarëve dhe nga ajo çka kanë vërejtur nga kamerat e sigurisë, i dyshuari i ishte afruar viktimës me vrap dhe kishte shtënë me armë pa thënë asnjë fjalë.

 

“Unë nëse nuk gaboj ne vendin e ngjarjes kanë qenë 7 të shtëna duke përjashtuar edhe të shtënën e zyrtarit policor, është shumë interesant se personi i ndjerë ka qenë së bashku me 3 shokë të tjerë, dy prej tyre kanë hy në market, i ndjeri ka qenë duke qëndruar para hyrjes së maketit me një shok të tij, shihet shumë mirë kur personi i dyshuar vie nga ana tjetër e rrugës dhe shtënë pa kurrfarë paralajmërimi në trupin e të ndjerit”, tha Jashati i cili ka shtuar se dëshmitarët që kanë qenë aty janë intervistuar nga prokuroria.

“Janë intervistuar të gjithë dëshmitarët dhe të gjithë thonë se nuk janë në dijeni se si ka ndodhur ky rast, i ndjeri së bashku me tre shokët e tij ka qëndruar ne një lokal deri në orët e vona por nuk është biseduar asnjë fjalë lidhur me personin e dyshimtë ndërsa gjatë incidentit nuk ka pasur asnjë fjalë as nga viktima”, theksoi kryeprokurori Jashari.

Jashari ka folur rreth dyshimeve kinse vrasja ishte kryer për shkak të një konflikti rreth djegies së një veture.

“Është një fakt se nëpër portale ka qarkulluar se gjithë kjo mosmarrëveshje ka ndodh për shkak të një konflikti kinse paraprak rreth djegies së një veture vëllait të dyshuarit Qendrim Jonuzit , kjo ka qenë e shkruar edhe në kërkesën per paraburgim sepse nuk kemi pas informacione tjera se si ka ardh deri tëk vrasja sepse deri sa janë identifikuar dëshmitarët sepse në është dashur me bo kërkesën për paraburgim” tha Jashari duke e mohuar faktin se vrasja ka ndodhur për konfliktin rreth djegies së një veture.

“Nuk qëndron së vrasja ka ndodhur për shkak të djegies së veturës sepse me datën 27 mars 2022 ne garazhin e të ndjerit dhe vëllait të tij është djegur vetura “Mercedes Benz”, aty janë marr kamerat e sigurisë vërehen dy persona mirëpo të njëjtit kanë qene të maskuar dhe nuk ka pas mundësi deri me tani të identifikohen, edhe pasi janë intervistuar i dyshuari dhe vëllai i tij asnjeri nuk e ka inkriminuar të ndjerin”, theksoi Jashari.