
Çka është Këshilli Nacional Serb në Kroaci dhe si funksionon ai?
Kryesuesja e Këshillit Nacional Serb në Kroaci, Aneta Vladimirov, në një intervistë ekskluzive për ‘Kallxo Përnime’ ka treguar për fillimet e punës së këtij Këshilli.
“Këshilli Nacional Serb është institucion i pakicës nacionale serbe në Republikën e Kroacisë i cili ishte themeluar në vitin 1997, në bazë të marrëveshjes paqësore të nënshkruar në Erdut, por edhe në bazë të iniciativave dhe organizimeve serbe të rëndësishme të asaj kohe të cilat para së gjithash synonin luftën për paqe dhe për shoqëri më të mirë dhe më të drejtë dhe natyrisht në ato kohë të transicionit kujdeseshin për serbët që tanimë ishin pakicë nacionale në Republikën e Kroacisë”, ka thënë ajo.
Sipas saj, Këshilli Nacional është asociacion në Republikën e Kroacisë i cili sot funksionon përmes departamenteve të shumta të ndryshme të cilat përpiqen të kujdesen për nevojat e popullsisë serbe në Kroaci.
“Në aspektin ligjor Këshilli Nacional Serb funksionon si asociacion në Republikën e Kroacisë. Për fat të keq ne ende nuk e kemi statusin e institucionit, por në të njëjtën kohë merremi me një lloj bashkërendimi nacional të serbëve në Kroaci, por ne nuk jemi parti në Kroaci”, tha ajo.
Ajo ka treguar së në këtë Këshill janë mbi 60 persona të cilët paguhen nga shitja e gazetës të cilën e ka Këshilli.
“Mbi 60 persona punojnë te ne, duke marrë parasysh që Këshilli Nacional Serb e ka edhe gazetën e vet javore “Novosti”, në të cilën janë të punësuar një numër i madh i kolegëve dhe kolegeve; një pjesë e konsiderueshme është shumë e njohur në skenën e dikurshme mediatike të Jugosllavisë apo pas Jugosllavisë, dhe ata janë gazetarë me të vërtetë të mirë”, tha ajo.
Tutje në “Kallxo Përnime” ajo ka treguar statuti i këtij organi koordinues të Këshillit ka qenë në përputhje me praktikat e Bashkimit Evropian.
“Kryetari Milorad Pupovac, kanë qenë relativisht të përfshirë në proceset administrative dhe proceset tjera politike avokuese dhe negociuese lidhur me hyrjen e Kroacisë në BE dhe vetë statuti i Këshillit Nacional Serb, para së gjithash është në përputhje me ligjin kushtetues për të drejtat e pakicave kombëtare dhe me kushtetutën e Republikës së Kroacisë dhe me këtë edhe në korrelacion të mirë me hyrjen e Kroacisë në BE sa i përket tekstit të shkruar”, ka theksuar ajo.
“Ne i kemi 19 Këshilla të Zhupanisë, në tërësi më duket se janë zgjedhur diku rreth 1,500 persona, nuk e di saktë, por sidoqoftë krejt këta persona janë të ndërlidhur në rrjet njëri me tjetrin dhe përmes projekteve të llojeve të ndryshme të cilat pikërisht merren me rrjet dhe bashkëpunim në fakt shoqërohen me pjesëtarët e këshillave tjera dhe natyrisht në të njëjtën kohë bashkëpunojnë në nivelet e tyre lokale me anëtarët e tjerë të këshillave të pakicave të tjera kombëtare, prandaj ekzistojnë koordinime të ndara të këshillave të pakicave kombëtare”, tha ajo.
Ajo ka treguar se në Kroaci ekzistojnë edhe këshilla nacionalë të etniteteve tjera.
“Përveç Këshillit Serb ekzistojnë ato të italianëve, hungarezëve, çekëve, të cilët kanë të drejtë në këtë lloj të vetorganizimit dhe daljes në zgjedhje me formimin e listave dhe këshillave të veta, këto do të thotë janë pakica tradicionale”, tha ajo.