Defender Europe 2021

Çka është “Defender Europe” ushtrimi nga i cili u përjashtua Kosova?

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier e ka konfirmuar zyrtarisht se Kosova është përjashtuar nga ushtrimi “Defender Europe 23” si masë sanksionuese pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Ushtrimi fushor “Defender Europe”, është ushtrim vjetor i shkallës së gjerë që drejtohet nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë.

Kosova ishte pjesë e “Defender Europe 21” ndërsa planifikohej të ishte pjesë edhe këtë vit.

Këtë vit, siç kishte njoftuar Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, 1,348 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë treguar profesionalizëm për të marrë pjesë në “Defender Europe 23’.

“Defender Europe” është ushtrimi më i madh ku ka marrë pjesë Kosova dhe FSK, duke dëshmuar gatishmërinë dhe kapacitetet e saj ushtarake.

Në këtë vit pjesë e këtij ushtrimi ishin 25 shtete, ndërsa Kosova ishte shteti me më së shumti ushtarë që do të ishin pjesë e tij.

“Defender Europe” është një stërvitje ushtarake e shumë kombeve që ka për qëllim gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë mes SHBA-së, NATO-së dhe ushtrive partnere.

“Defender Europe 2023” drejtohet nga ushtria amerikane. Kosova do të ishte mikpritëse e mbi 1 mijë trupave. Ushtrimet do të kryenin në Bokë dhe aeroportin e Gjakovës.

Stërvitjet kanë filluar më 21 maj ndërsa do të zgjatnin deri më 2 qershor.

Sipas njoftimit të Mehajt, këto stërvitje do të zhvillojnë aftësitë dhe kapacitetet e plota ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

(VIDEO + FOTO) të papara, FSK gjatë stërvitjes ‘Defender Europe 2021’

Java e FSK-së – ‘Defender Europe – 21 – ‘DISLOKIMI’