Ilustrim

Çka do të ndodhë me kredimarrësit në 'Monego' dhe 'Iute Credit'?

Bordi ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) sot ka marrë vendim për mbylljen e institucionit financiar jo bankar “Monego” dhe institucionit mikrofinanciar “Iute Credit”.

Këtë e ka bërë të ditur guvernatori i BQK së, Fehmi Mehmeti në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

“Sot Bordi i BQK së duke u bazu në kompetenca ka vendosur që të revokojë regjistrimin dhe të inicojë procedurat e likuidimit për institucionin mikrofinanciar “Iute Credit” dhe institucionin financiar jo bankar “Monego”. Gjatë këtyre viteve kanë devijuar nga planet e biznesit”, ka thënë Mehmeti.

Mehmeti ka thënë se në kohën kur këto dy institucione, “Monego” dhe “Iute Credit” kishin aplikuar për licencë në BQK, kishin dorëzuar një plan biznesi nga i cili këto vite ato kanë devijuar vazhdimisht.

Devijimi më shqetësues sipas Mehmetit është norma e lartë e interesit që këto institucione kanë aplikuar në kredi të cilat kanë qenë shumë më të larta nga ato që i kishin paraparë.

Në fund, Mehmeti ka treguar se çka do të ndodh me kredimarrësit e këtyre institucioneve.

Ai ka treguar që është caktuar likudatori i cili që sot ka shkuar në zyret e ‘Iute Credit’ dhe ‘Monego’.

Gjithashtu, Mehmeti ka thënë se kredimarrësit do t’i kthejnë kreditë te likuidatori që do të jetë përgjegjës për procesin e likuidimit të ‘Iute Credit dhe ‘Monego’.

“Është emëru likuidatori (zyrtari përgjegjës nga BQK), që sot likuidatori ka shku në zyret e këtyre institucioneve që do të bëjnë procesin e likuidimit gjegjësisht kredimarrësit e këtyre institucioneve do t’i kthejnë kreditë te likudatori i cili do të jetë personi përgjegjës për të administruar procesin e likudimit të këtyre institucioneve në fjalë”, ka thënë Mehmeti.

Pse u mbyllën ‘Monego’ dhe ‘Iute Credit’?

.