Çka deklaroi në Polici i dyshuari për dhunimin e 14-vjeçares në Junik, flet avokati i tij

Një 33-vjeçar me inicialet Sh.Ll., është arrestuar dy natë më parë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit seksual ndaj një të miture 14-vjeçare në Junik.

KALLXO.com ka kontaktuar me avokatin e të dyshuarit Sh.Ll., Driton Dobruna.

Avokati Dobruna potencon se klienti i tij nuk ka pranuar se qëndron deklarata e viktimës për dhunim.

“Klienti im po pretendon që nuk e ka prek me dorë, është për çudi që edhe deklarata e saj në një televizion ka qenë ndryshe në fillim pastaj e ka ndryshu deklaratën. Duhet të trajtohet ende këtë rast sepse është shumë herët me dhanë deklarim. Nuk është aq monstruoze ajo çka po flitet në media”, tha avokati i të dyshuarit.

“Kryesorja është që nuk e ka fut me dhunë në makinë qysh e ka ndryshu deklaratën viktima. Ajo ka thënë në fillim që nuk ka qenë e keqtrajtuar por e ka ndonjë frikë nga babai i saj apo diçka”, shtoi tutje avokati.

Ai potencoi se rasti duhet të trajtohet dhe të gjitha duhet të vërtetohen të gjitha nga organet e rendit.

Sipas avokatit Dobruna, është kërkuar nga i njëjti që të bëhet edhe një ekzaminim psikiatrik pasi që i njëjti ka qenë edhe nën ndikim të narkotikëve në ditën kur ka ndodhur ngjarja.

“Klienti ka qenë në paaftësi mendore, pasi ka qenë në ndikim të narkotikëve. Kërkesën e kam bërë në prokurori. Patjetër duhet të bëhet një ekzaminim psikiatrik sepse nuk është njëjtë kur je në ndikim të narkotikëve. Ai ka thënë që viktima i ka thënë që është 19 vjeçe. Patjetër që kjo nuk mundet me çu peshë, por ka qenë në gjendje të keqe”, tha ai.

Ndaj të dyshuarit 33-vjeçar është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë. Avokati i të dyshuarit thotë se vendimi i gjykatës është bazuar në pretendimet dhe veprën që dyshohet se ka kryer klienti i tij.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në dosjet e organeve të rendit dhe drejtësisë pasi një e mitur dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një person-33 vjeçar me inicialet Sh. Ll.

KALLXO.com ka arritur që të siguroj dosjen e prokurorisë në të cilët përshkruhen detaje të ngjarjes së ndodhur mes datave 3 dhe 5 maj pra në fillim të këtij muaji.

E mitura, 14-vjeçare me inicialet H.F., kishte rrëfyer para policisë së ishte dhunuar nga i dyshuari në shtëpinë e këtij të fundit.

E gjithë ngjarja sipas dosjes nis kur në mes të datave të lartë përmendura, e mitura ishte duke ecur rrugës dhe 33-vjeçari e kishte ndjekur dhe e kishte përshëndetur fillimisht por e njëjta nuk kishte ndaluar dhe kishte vazhduar rrugën.

Tutje i dyshuari Sh.Ll., nuk kishte ndaluar dhe kishte vazhduar sërish ndjekjen e së miturës dhe e kishte ftuar për kafe në një lokal në lagjen Piskot të Komunës së Gjakovës.

Në dosje përmendet se e mitura dhe i dyshuari kishin pirë kafe e më pas kishte ndodhur edhe vepra penale.

Kjo pasi që siç thuhet në kërkesën për paraburgim 33-vjeçari e kishte dërguar në shtëpi viktimën dhe pa dëshirën e saj kishte kryer marrëdhënie seksuale për tri herë pa dëshirën e saj.

Madje kjo vepër penale rëndon mbi të dyshuarin pasi që e njëjta ishte e mitur pra 14 vjeç.

Pas ngjarjeve të rënda që kishte përjetuar, e mitura kishte arritur që të arratiset nga shtëpia e 33-vjeçarit duke dalë nga dritarja.

Më pas ajo ishte nisur drejtë stacionit policor dhe kishte raportuar ngjarjen që i kishte ndodhur.

Policia ka njoftuar se dy natë më parë ka arrestuar të dyshuarin i cili aktualisht gjendet në ndalim me urdhër të prokurorit të rastit.

Pas dërgimit të kallëzimit penal nga Drejtoria rajonale në Gjakovë, prokurori i rastit ka kërkuar edhe masën e paraburgimit për 30 ditë nga ana e Gjykatës në Gjakovë.

Dosja: 33-vjeçari dyshohet se dhunoi tri herë seksualisht 14-vjeçaren

Dosja e prokurorisë: Si arriti e mitura të arratiset nga dritarja e shtëpisë së të dyshuarit