Foto: Hashim Thaçi/Facebook

Çitaku: Presidenti më kërkoi ta vazhdoj punën, por unë e respektoj kërkesën e Qeverisë

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thënë se ndonëse presidenti Hashim Thaçi i ka kërkuar që të vazhdoj të jetë ambasadore, ajo do ta respektojë vendimin e Qeverisë që ka kërkuar shkarkimin e saj nga detyra.

“Megjithëse Presidenti ka autorizim ekskluziv mbi këtë vendim dhe më ka kërkuar që të vazhdoj të shërbej në cilësinë time aktuale, unë do të respektoj kërkesën e Qeverisë. Nuk mundem që me vetëdije të vazhdoj të shërbej pa mbështetjen e plotë të të gjitha institucioneve të vendit tim”, u shpreh Çitaku në një publikim në Twitter.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, të martën ka propozuar tërheqjen nga misionet diplomatike të shtatë ambasadorëve dhe konsujve të Kosovës, përfshirë ambasadoren Çitaku.

Nga zëdhënëse e PDK-së në Ambasadore në SHBA, rrugëtimi i Vlora Çitakut