Çitaku: Përfaqësimi i Kosovës në SHBA ishte nderi i jetës sime

Ambasadorja Vlora Çitaku ka reaguar pas lajmit se do ta përfundojë misionin si ambasadore në ShBA duke  thënë se për të ka qenë nderi i jetës.

“Është zyrtare. Pas mbi pesë vjetëve në Washington DC ka ardhur koha që të kthehem në shtëpi. Përfaqësimi i Kosovës në SHBA ishte nderi i jetës sime. Dua të falënderoj institucionet e Republikës së Kosovës për besimin që kanë treguar në mua gjatë kësaj kohe. Unë isha vërtetë e privilegjuar që isha në gjendje të tregojë historitë e jashtëzakonshme të rinisë së jashtëzakonshme të Kosovës në Washington DC dhe SHBA”, ka shkruar ajo në facebook.

Tutje Çitaku ka falënderuar të gjithë ata që i kanë ndihmuar dhe kanë bashkëpunuar me të gjatë shërbimit si ambasadore.

“Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nënshkruar dekretin për tërheqjen e Vlora Çitakut nga pozita e ambasadores në Washington.

Në dokumentin e siguruar nga KALLXO.com, Çitaku më 24 shtator ka kërkuar që të lirohet nga detyra e ambasadores.

“Faleminderit gjithë grave të reja dhe burrave që më kanë inspiruar mua. Të qenit kampione e juaj ka qenë gëzimi më i madh. Për të gjithë miqtë e mi në DC dhe SHBA. Faleminderit për miqësinë dhe bashkëpunimin. Derisa pandemia ka limituar mundësitë, do të mundohem të takohem me sa më tepër nga ju para se të largohem”, ka shkruar tutje ajo.

Më 2 tetor, në dekretin e siguruar nga KALLXO.com, presidenti Thaçi ka kërkuar nga Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tërheqjen e Çitakut nga misioni diplomatik.

Më 3 mars, ministri i Punëve të Jashtme Galuk Konjufca pati marrë vendim për shkarkimin e disa ambasadorëve duke përfshirë edhe ambasadoren Vlora Çitaku.

Përveç Çitakut, Konjufca ka shkarkuar edhe Edon Canën, Lirim Grejçevcn, Shpend Kallabën, Mimoza Ahmetajn, Ylber Hysën si dhe Ramadan Avdiun.

DOKUMENT – Thaçi nëshkruan dekretin pvr lirimin e Vlora Çitakut nga posti i Ambasadores