
Çitaku: Nesër nënshkruhet një marrëveshje me asociacionin në qendër, e njohjen as në periferi
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se nesër në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi pritet të nënshkruhet një marrëveshje me asociacionin në qendër, e njohjen as në periferi.
“Nesër do të nënshkruhet një marrëveshje përmes së cilës palët zotohen so do të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani. Një marrëveshje me asociacionin në qendër, e njohjen as në periferi”- ka shkruar ajo në Facebook.
“Një status quo e re. Ky plan nuk ka pikur nga qielli. Ky është produkt i negocimit të Kryeministrit”- , ka theksuar nënkryetarja e PDK-së.
Të hënën në kryeqytetin evropian palët pritet ta kenë për herë të parë para vetës një dokument, i njohur në publik si “plani franko-gjerman”.
Dy liderët e dy shteteve, Albin Kurti dhe Alkesandër Vuçiq, pritet të nënshkruajnë një ujdi për pranimin e këtij dokumenti ndërkohë presioni nga ndërkombëtarët për arritjen e një marrëveshje sa vjen e shtohet.
Liderët e dy shteteve, para takimit trepalësh, do të zhvillojnë takime të ndara me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke filluar nga ora 15:00, të hënën.
SHBA-ja pret përparim të dukshëm nga takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel