Cilin libër ia dhuroi Kurti Presidentit Macron për të cilin mori falënderime?

Kryeministri kosovar ka pranuar urimet nga Presidenti francez, Emmanuel Macron, pas marrjes së detyrës në krye të ekzekutivit.

Në letrën e dërguar Kurtit, Macron e ka quajtur Qeverinë Kurti “alternativë politike dhe një shpresë”.

Ai, gjithashtu, paralajmëroi edhe organizimin e një Samiti në Paris për të diskutuar për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Në letrën e dërguar Kurtit vërehet edhe një detaj interesant. Ai e ka falënderuar për një libër që kryeministri kosovar ia kishte dhuruar atij kohë më parë.

“Faleminderit shumë për librin që më ka prekur shumë, mirupafshim së shpejti”, thuhet në dorëshkrimin e Macron.

Mësohet se libri të cilin ia ka dhuruar Albin Kurti Presidentit francez është me tematikë filozofike.

Presidenti francez: Qeveria Kurti, alternativë politike dhe një shpresë

www.kallxo.com