Cili është numri i personave të lënduar në sektorin e minierave dhe mineraleve në vitin 2019?

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) ka bërë të ditur bilancin e vitit 2019 për personat që kanë marrë lëndime fatale e deri te ato me lëndime të lehta nëpër subjektet që i menaxhon.

Sipas këtyre të dhënave të KPMM-së, në vitin 2019 kanë ndodhur 3 persona kanë marrë lëndime të cilat kanë përfunduar me fatalitet në licencat e shfrytëzimit dhe LAV. Në po të njëjtin subjekt, një person është lënduar rëndë gjatë këtij viti.

Ndërsa në minierat nëntokësore të “Trepçës”, 5 persona kanë pësuar lëndime të rënda kurse 77 të tjerë kanë marrë lëndime të lehta.

Në të dhënat e prezantuara nga KPMM del që në Korporatën Energjetike të Kosovës, gjatë vitit 2019, 6 persona kanë marrë lëndime të lehta derisa nuk ka pasur persona të lënduar rëndë apo të tjerë që kanë marrë lëndime që përfundojnë me fatalitet.

Gjatë vitit 2019, te “Feronikeli” dhe “Sharr Cem” nuk ka pasur asnjë person të lënduar.