Agim Bahtiri - Foto: Facebook

Cili është dënimi nëse Agim Bahtiri shpallet fajtor për deklaratën e djeshme?

Nga 1 deri në 8 vite burgim ky është dënimi që Kodi Penal e ka paraparë për veprën penale për të cilën po hetohet i pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Bahtiri është intervistuar nga policia pas deklaratave të dhëna në publik.

Deklarata e Bahtirit se “Presidenti t`i shpallë zgjedhjet, ndryshe mund të ketë vëllavrasje” ka shërbyer si bazë që prokuroria të hënën të autorizoj policinë ta intervistoj Bahtirin.

Ky i fundit pas intervistimit ka thënë se deklarata ishte një lapsuz dhe nuk e ka pasur për qëllim të nxiste dhunë.
Prokuroria ka sqaruar se Bahtiri do niqet për veprën penale të nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit e cila ëshë e dënueshme prej1 deri në 8 vjet.

Neni 141 Nxitja e përçarjes dhe mos durimit
1. Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike e të tjera, apo bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet.

2. Kushdo që në mënyrë sistematike ose duke keqpërdorur pozitën apo autorizimet e tij kryen veprën nga paragrafi 1. i këtij neni ose shkakton trazira, dhunë ose pasoja të tjera të rënda me kryerjen e veprës së tillë, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.