Cilësia e ajrit sot në qytetet kryesore të Kosovës

Cilësia e ajrit sot në shumicën e qyteteve të Kosovës është e pranueshme.

Sipas matjeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), cilësi të pranueshme të ajrit ka në fshatin Dardhishtë, Gjilan, Mitrovicë, Pejë, tek dy matës mobil të vendosura në Prishtinë dhe Prizren.

Sipas matësve, ajri i mirë është në Brezovicë, Obiliq dhe në fshatin Palaj.

Ndërkaq, cilësi e ajrit mesatare është në Drenas dhe Hani të Elezit.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese, është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Duke klikuar në linkun e mëposhtëm ju mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit – LINK

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.