Cilësia e ajrit sot në qytetet kryesore të Kosovës

Cilësia e ajrit në Kosovë është kryesisht e pranueshme.

Sipas matjeve të Rrjetit Shtetëror të Monitorimit të Cilësisë së Ajrit, në fshatin Dardhishtë, Drenas, Gjilan, Palaj dhe në Prishtinë tek matësi i vendosur te IHMK, ka cilësi të pranueshme të ajrit.

Ndërkaq në Hani të Elezit dhe në Prizren cilësia e ajrit del të jetë mesatare.

Perderisa për Brezovicë, Mitrovicë, Obiliq, Pejë dhe në Prishtinë te matësi i vendosur të Rilindja nuk ka të dhëna për cilësinë e ajrit.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese, është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Cilësinë e ajrit mund ta ndiqni në këtë LINK.

Duke klikuar në linkun e mëposhtëm, mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit – LINK

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Interneës Kosova.