Cilësia e ajrit sot në qytetet e Kosovës

Cilësia e ajrit në shumicën e qyteteve të Kosovës sot është e pranueshme dhe e mirë.

Të dhënat nga Rrjeti Shtetëror i Monitorimit të Cilësisë së Ajrit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës tregojnë se cilësia e ajrit është e pranueshme në Han të Elezit, Mitrovicë, Pejë, një pjesë të Prishtinës dhe Prizren.

Ndërsa ajër në gjendje të pranueshme sipas të dhënave të IHMK-së është në fshatin Palaj, Obiliq, Brezovicë, Dardhishtë e Drenas.

Ndërsa në qytetin e Gjilanit gjendja e ajrit është në nivel mesatar.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Interneës Kosova.