Prishtina

Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Cilësia e ajrit sot në Prishtinë

Matjet e fundit tregojnë se Prishtina është zgjuar sot me cilësi mesatare të ajrit.

Në bazë të monitorimit të cilësisë nga ambasada e SHBA-ve në Kosovë, indeksi i cilësisë së ajrit i matur në orën 08:00 në kryeqytet është 81 AQI.

Kjo AQI tregon se cilësia e ajrit konsiderohet si e kënaqshme dhe ndotja e ajrit në këtë nivel paraqet rrezik të vogël apo nuk paraqet fare rrezik.

Indeksi i cilësisë së ajrit (AQI), i kthen të dhënat e cilësisë së ajrit në numra dhe ngjyra për t’ju ndihmuar njerëzve të kuptojnë se kur duhet marrë masa për ta mbrojtur shëndetin e tyre.

Monitoruesi i cilësisë së ajrit që ndodhet në Ambasadë, mat grimcat në ajër në Prishtinë çdo orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme.