Cilësia e ajrit sot në Kosovë

Cilësia e ajrit në shumicën e qyteteve të Kosovës sot është e pranueshme.

Të dhënat e Rrjetit shtetëror të monitorimit të cilësisë së ajrit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës tregojnë se cilësia e ajrit është e pranueshme në Brevozicë, Drenas, Dardhishtë, Hani i Elezit, Mitrovicë, Obiliq, Palaj dhe në Prizren.

Ndërsa, ajri mesatare del të jetë në Gjilan dhe në disa pjesë të Prishtinës ku janë të vendosura ekipet mobile.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit. Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Në linkun e më poshtëm mund të informoheni në detaje për rëndësinë e cilësisë së ajrit – LINK

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.