Cilësia e ajrit sot në disa qytete të Kosovës

Gjatë ditës së sotme shumica e qyteteve në Kosovë kanë ajër kryesisht të cilësisë së pranueshme.

Sipas Institutit Hidrometereologjik të Kosovës (IHMK), cilësi të pranueshme të ajrit kanë në fshatin Dardhishtë, Drenas, Gjilan, Palaj, Pejë, Prizren dhe në dy ekipe mobile të vendosura në Prishtinë.

Cilësi të ajrit mesatare ka në Han të Elezit dhe në Obiliq.

Kurse për në Brezovicë dhe në Mitrovicë nuk ka të dhëna.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Materiale me rëndësi për cilësinë e ajrit mund t`i lexoni duke klikuar në LINK

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Interneës Kosova.