Cilësia e ajrit sot në disa qytete të Kosovës

Në shumicën e qyteteve në Kosovë cilësia e ajrit sot është e pranueshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, i cili bën matje ditore të nivelit të ndotjes së ajrit në Kosovë përmes 12 stacioneve, ajër me cilësi mesatare është vetëm në një pjesë të Prishtinës.

Të dhënat tregojnë se në Dardhishtë, Han i Elezit, Obiliq dhe Palaj cilësia e ajrit është e mirë.

Ndërkaq, indeksi i ajrit të pranueshëm është në Drenas, Gjilan, Mitrovicë, Pejë, Prishtinë dhe Prizren.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Duke klikuar në linkun e më poshtëm mund të informoheni për rëndësinë e cilësisë së ajrit – LINK

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.