Prishtina

Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Cilësia e ajrit sot në disa qytete kryesore të Kosovës

Matësit e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës kanë treguar sot për cilësi të mirë të ajrit në dy ekipe matëse të vendosura në Prishtinë, Obiliq, Brezovicë, Dardhishtë dhe Palaj.

Sipas matjeve, cilësi të pranueshme të ajrit ka në Drenas, Mitrovicë, Pejë dhe Prizren.

Kurse në Gjilan figuron që ajri të jetë e cilësisë mesatare.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes rrjetit shtetëror për monitorim të cilësisë së ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoriuese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartëpermendura stacionet janë shpërndarë në nëntë komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Prizren, Shterpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Duke klikuar në linkun e më poshtëm ju mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit – LINK 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë”, është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbeshtetur nga Millennium Foundation Kosovo(MFK) dhe Millennium Challange Corporation(MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.