Cilësia e ajrit për ditën e sotme

Në matësin e Ambasadës Amerikane të vendosur në Prishtinë niveli i ndotjes së ajrit është i moderuar.

Indeksi i ndotjes së ajrit në stacionin e vendosur në Ambasadën Amerikane është  82 AQI.AQI  “mesatare” është prej 51deri 100.

Cilësia e ajrit është e pranueshme; sidoqoftë, për disa ndotës mund të ketë brenga mesatare shëndetësore për një numër shumë të vogël njerëzish. Për shembull, njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ozonit mund të përjetojnë vështirësi (simptome) të kanaleve të frymëmarrjes.

Gjatë këtyre tri ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat kryesisht do ti takojnë stadit të lartë të Troposferës.

Nuk parashikohet të ketë reshje të asnjë forme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius.

Dita e diele parashihet të regjistroj maksimumin e temperaturave në pjesën qendrore të Dukagjinit.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj është mirë që në intervalin kohorë 10-17 të kufizohemi mundësisht nga rrezet direkte të diellit, sidomos një shtresë e popullatës që kanë sëmundje kronike.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. Kushtet agrometeorologjike do të jenë të mira, sidomos në rrafshin e Kosovës, për shkak të reshjeve të konsiderueshme që ranë gjatë këtij muaji.

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.