Cilësia e ajrit nëpër qytetet kryesore të Kosovës

Cilësia e ajrit nëpër qytetet kryesore të Kosovës, sot është e mirë dhe e pranueshme.

Kështu tregojnë matjet e Rrjeti shtetëror të monitorimit të cilësisë së ajrit, të Institutit Hidrometerologjik të Kosovës.

Ajër me cilësi të pranueshme kanë, Hani i Elezit, Peja Prishtina. Ndërsa cilësi të mirë të ajrit kanë sot Prizreni, Drenasi e Mitrovica.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore. Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

 

Materiale me rëndësi për cilësinë e ajrit mund t’i lexoni duke klikuar në LINK

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.