Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Cilësia e ajrit në qytetet kryesore të Kosovës

Gjatë ditës së sotme shumica e qyteteve në Kosovë kanë ajër kryesisht të cilësisë së pranueshme.

Sipas Institutit Hidrometereologjik të Kosovës (IHMK), cilësi të pranueshme të ajrit kanë Dardhishta, Mitrovica dhe një ekip mobil i vendosur në zonën industriale Prishtinë-Fushë Kosovë.

Sipas matësve, Brezovica, Gjilani dhe Hani i Elezit kanë cilësi mesatare të ajrit.

Kurse cilësi të dobët të ajrit ka në Drenas, Pejë, Prishtinë tek matësi i vendosur te Rilindja, dhe në Prizren.

Përderisa e mirë del të jetë në Palaj dhe Obiliq.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Materiale me rëndësi për cilësinë e ajrit mund t`i lexoni duke klikuar në LINK

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Interneës Kosova